Ekzekutohet brenda shtëpisë influencerja e njohur 23-vjeçare (EMRI)


Nubia Cristina Braga, një influencuese e njohur braziliane u gjet e vdekur në shtëpinë e saj, në lagjen Santa Maria në qytetin e Araco Brazil mbrëmjen e 14 tetorit.

Nubia, e cila kishte pothuajse 60,000 ndjekës në Instagram, u qëllua nga dy burra pak pasi u kthye nga salloni.

Sipas policisë, autorët kanë mbërritur në shtëpinë e saj me motor dhe kanë hyrë në pronë nga dera e cila dyshohet se ka qenë e hapur.

Personat e armatosur, sapo kanë parë 23-vjeçaren, kanë hapur zjarr dhe janë zhdukur nga vendi i ngjarjes.

Oficerët mbërritën në shtëpi rreth orës 21:00 dhe e gjetën viktimën të vdekur në dysheme në një pellg gjaku.

Autoritetet vendore i kanë bërë thirrje qytetarëve që të japin informacion që do t’i ndihmojë në kapjen e autorëve.

Brazilianja postoi përmbajtje në lidhje me udhëtimet, bukurinë dhe modën dhe madje kishte dyqanin e saj të veshjeve. Në fakt, ajo ëndërronte që një ditë të bëhej një yll me famë botërore në Instagram.

Në të njëjtën kohë, bukuroshja braziliane mori pjesë në aksione vullnetare dhe ndihmoi në organizimin e festave për Ditën e Fëmijëve dhe Krishtlindjet.

“Nubia bëri punë vullnetare dhe i ndihmoi të gjithë”, tha halla e saj Claudia Menezes.

“Ajo la pas një trashëgimi”.

Identiteti dhe motivi i autorëve mbeten të panjohur, ndërsa hetimet vijojnë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *