“Kisha probleme me shokët, ju dua”/ 15-vjeçari i jep fund jetës, gjendet i vdekur në fermën e gjyshit


Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Angli, ku një 15 vjeçar është gjetur i vdekur në zonën Blackford të Carlisle.

Sipas Mirror Uk, Thomas Davidson-Hetherington, 15 vjeç, u raportua i zhdukur pasi vizitoi familjen në Cumbria ku dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

Thomai kishte pasur probleme me grupin e tij të miqësisë në shkollë.

Adoleshenti u gjet në fermën e gjyshit të tij në shkurt, të cilën e vizitonte me prindërit thuajse çdo javë.

Më 13 shkurt adoleshenti u largua nga shtëpia përpara se të raportohej i zhdukur.

Pas kërkimeve të shumta, Thomas u gjet nga xhaxhai i tij Neil.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *