DEL ekspertiza paraprake, ja çfarë u gjet në stomakun e 32 vjeçarit Leart Kurti


Ka dalë ekspertiza paraprake për vdekjen e 32-vjeçarit Leart Kurti i cili ndërroi jetë pasi u ndoq dhe u shoqërua nga Policia në në komisariatin nr.3 në Tiranë.

Dyshohet se i riu ka ndërruar jetë si pasojë e overdozës. Në stomakun e tij është gjetur një përmbajtje plastike disa cm, ku dyshohet se viktima ka gëlltitur lënden narkotike gjatë ndjekjes së Policisë.

Bëhet me dije se kjo substancë është dërguar për analiza të mëtejshme për të vërtetuar nëse ka qënë kokainë apo jo.

Po ashtu ekspertiza shprehet se në stomakun e 32-vjeçarit ka shenja hemoragjie, çka mund të jetë shkaktuar nga gëlltitja e lëndës plastike.

Lear Kurti ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme, pas shfaqjes së problemeve shëndetësore, pasi u shoqërua nga Policia në komisariatin nr.3 në Tiranë, teksa ky i fundit nuk i ndaloi shenjës së patrullës duke u përpjekur që të largohet.

Më pas efektivët kanë shoqëruar të riun në komisariat, ku ai ka ndërruar jetë. Ende nuk bëhen të ditura shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes sesi Kurti humbi jetën mbrëmjën e së mërkurës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *