“Ngriti në këmbë” Bilishtin bashkë me motrën, gjykata lë të lirë “gangsteren” Dezi Arapin


Gjykata e Korçës ka lënë të lirë, Dezi Arapin, 27-vjeçaren që së bashku me motrën ishte kthyer në një problem për qytetarët e Bilishtit.

Lexo edhe: Policët me trajtuan shumë mirë! Sfidon “gangsterja” nga Bilishti pasi i doli pija: Hajdeni më gjeni! Unë ia dal mbanë…

 

 

Burime bëjnë me dije se gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” më 28 gusht, ndërsa ajo vijon tëq jetë nën hetim për veprën penale “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Dezi dhe Xhesi Arapi, përkatësisht 27 dhe 23 vjeçe, u arrestuan më 23 gusht në Bilisht. Në mënyrë të vazhdueshme ato prishin qetësinë publike.

 

 

Në orët e vona, dy motrat, nën efektin e alkoolit, lëviznin me makinë nëpër qytet dhe shanin e fyenin qytetarët. Madje gjatë arrestimit ato kundërshtuan edhe efektivët e policisë, duke i sharë dhe goditur.

23 vjeçarja u procedua në gjendje të lirë, ndërsa për motrën e saj masa e sigurisë u dha dje në gjykatë.

 

 

Kujtojmë që në vitin 2018, Dezi Arapit i kishin djegur makinën tip “Smart”. Hetimet në atë kohë bënë me dije se djegia e mjetit mund të ishte bërë për hakmarrje mes vajzave.

Njoftimi i policisë për ndalimin e dy motrave:

 

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll bënë arrestimin në flagrancë të shtetases D. A., 27 vjeçe, si dhe referuan materialet në Prokurori e filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen Xh. A., 23 vjeçe, banuese në Bilisht, Devoll, pasi, në orët e para të mëngjesit të sotëm, këto 2 shtetase kanë prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, duke u kthyer në shqetësim për banorët.

Gjithashtu, gjatë shoqërimit për në Komisariat, ato kanë fyer dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *