Të futura nëpër qese plastike, këto janë gjysmë milion eurot e sekuestruara në Durrës


DURRËS – Abc ka siguruar pamjet e parave të hyra kontrabandë në portin e Durrësit. Shuma e këtyre parave sipas të dhënave paraprake raportohet se është gjysmë milioni.

Paratë janë të ndara në prerje të ndryshme 50, 20 por edhe prerje 10 euroshe.

Ende nuk dihet se kujt i përkasin këto para, ndërsa sipas policisë së portit të Durrësit ishin fshehur në një autobus që vinte nga Bari i Italisë.

Burime bëjnë me dije se është ndaluar pronari, Elidon Çela, i cili po merret në pyetje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *