‘Gangsterët shqiptarë rrëmbejnë e rrahin rivalët’/ Daily Mail: Videot i hedhin në TikTok, pengjet u përgjërohen


Shqiptarët shpesh na bëjnë krenar nëpër botë dhe lumturohemi kur në mediat e huaja lexojmë emrat e përfaqësuesve të denjë shqiptarë teksa bëjnë histori.

Por krejt ndryshe nga ajo çfarë presim dhe dëshirojmë “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull gangsterëve shqiptarë për të cilët thotë se po përdorin video të publikuara në rrjetet sociale për kontrollin e bizneseve fitimprurëse të kanabisit në Mbretërinë e Bashkuar.

Pamjet e tmerrshme të TikTok të zbuluara nga Mail tregojnë bosët e bandave duke përdorur rrëmbime, burgime të rreme dhe rrahje brutale për të vulosur autoritetin e tyre në rrjetin drogës të fshehura në shtëpi banimi në të gjithë vendin.

Videot, disa me mbi 10,000 shikime, paraqesin viktima të mavijosura keq që rënkojnë nga dhimbja ose luten për ndihmë për të vepruar si një paralajmërim i ashpër.

Kriminologët thanë se bandat po drejtonin fushatën e përgjakshme të mediave sociale të orkestruar me kujdes për të reklamuar forcën e tyre mbi rrjetet kriminale rivale dhe për të provuar të joshin rekrutë të rinj.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *