Rita Ora “çmend” kalimtarët me pamjen pas daljes nga palestra (FOTO)


Orët e kaluara në palestër e kanë bërë efektin e tyre. Rita Ora ka arritur një formë të admirueshme fizike, dhe krenare për trupin e saj, nuk ngurron ta shfaqë atë nëpër rrugë sa herë i jepet mundësia.

Së fundi, këngëtarja i bëri kokat të kthehen në Londër, pasi doli nga një seancë pilatesi me një veshje sportive ngjyrë rozë të thellë, e cila i ekspozonte krejtësisht format trupore.

31 vjecarja e kishte kompletuar look-un e saj me çorape të bardha dhe atlete të rehatshëm dhe syze me nuanca të errëta, ndërsa flokët i kishte mbledhur pas.

Kjo dalje e Ritës vjen pas angazhimeve të saj në rikthimin në Londër dhe pasi ajo foli për dashurinë e saj për bashkëshortin Taika Waititi në një intervistë të rrallë. Rita këmbënguli se është kokë e këmbë e dashuruar me regjisorin, 47 vjeç, dhe lë të kuptohet se po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *