Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku ka humbur jetën një fëmijë 12-vjeç.
Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi Estian Dinaj, 24 vjeç (punonjës policie kufitare në Gjirokastër), banues në fshatin Valare, duke drejtuar automjetin e tij privat tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. I., 12 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, në aksin rural Valare-Gjirokastër. Drejtuesi i automjetit, Estian Dinaj, i cili është polic kufitar, është shoqëruar në ambientet e Policisë në Gjirokastër.
Policia njofton se është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe me Oficerë të Policisë Gjyqësore të AMP-së, për hetimin e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen e femijës.
Dyshohet se shkaku ka qenë shpejtësia e lartë tej normave të lejuara. Estian Dinaj është personi që shihni në fotot e mëposhtme.