Vetëm një orë në ditë sheh dritën e diellit, El Chapo kërkon të fitojë lirinë


Njeriu që konsiderohet si trafikanti më famëkeq i drogës ka nisur një tjetër betejë për të anuluar dënimin me burgim të përjethshëm në Shtetet e Bashkuara dhe për të rifituar lirinë.

Joaquin “El Chapo” Guzman mori dënimin maksimal nga gjykata amerikane në vitin 2019 dhe që prej asaj kohe qëndron pas hekurave në burgun e sigurisë maksimale “ADX Florence”, në Malet Shkëmborë në Kolorado. Ai u shpall fajtor për trafikimin e tonelatave me kokainë nga Meksika drejt Amerikës përgjatë disa dekadave, si dhe pastrim parash.

Por, sipas mediave amerikane, ai ka kërkuar të lirohet ose të rigjykohet. Në dokumentet e dërguara në gjykatë, që mbajnë firmën e vetë El Chapos, thuhet se ekstradimi i tij në SHBA është bërë padrejtësisht dhe gjithashtu trajtimi që i është bërë në Amerikë ka qenë jokushtetues.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *