VIDEO/ Broja fiton penallti për Chelsean, por ju ikën fitorja “nga duart” në minutat shtesë


Futbollisti i kombëtares shqiptare, Armando Broja mund të konsiderohej me plot gojë hero i Chelsea-s mbrëmjen e sotme, nëse kjo e fundit do kishte arritur të merrte fitoren që i iku nga duart në minutat shtesë përballë Manchester United.

Broja fitoi një penallti në minutën e ’87 të takimit , pasi u tëhoq në zonë nga lojtarët kundërshtarë pas një goditje këndi. 11-metërshi u ekzekutua saktë nga Jorginho, i cili kaloi Chelsean në avantazh.

Por, teksa u duk se Chelsea do merrte tre pikët në këtë ndeshje, në minutën e ’94 ishte Casemiro ai i cili barazoi shifrat dhe të dy ekipet ndanë nga një pikë secila.

Vlen të theksohet se Broja nuk e nisi titullar këtë ndeshje, por u aktivizua vetëm në minutën e ’79 me Rahem Sterling.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *