Apel për ndihmë: Të riut nga Mitrovica i duhen urgjentisht edhe 100 mijë euro ndihmë për të jetuar


Blerim Morina, 24-vjeçar nga Mitrovica ka nevojë për ndihmën e bamirësve. Morina, prind i një vajze, disa muaj më herët është diagnostifikuar me leukemi akute.

Pas keqësimit të gjendjes, ai është shtrirë në spital dhe ka nisur trajtimin me kimioterapi. Atij i duhet t’i nënshtrohet një operacioni të cilin familja s’ka mundësinë ta paguaj.

Për operacion, atij i duhen 100 mijë euro, pasi, 20 mijë tashmë janë grumbulluar. E ata që kanë mundësi ta ndihmojnë të riun nga Mitrovica, apelohen që të ndihmojnë në numrat e poshtëshënuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *