E çuditshme: Vajza “po i vulos” burrat që po i pëlqejnë


Pas disa “skenarësh të dështuar”, një vajzë 22-vjeçare beqare, ka vendosur të ndërrojë metodën e saj të kërkimit të të dashurit. Melany Lloyd, 22 vjeçe, vendosi të bëhej kreative me linjat e saj të bisedave pas një periudhe njëvjeçare të beqarisë dhe një sërë ‘ skenarësh të dështuar takimesh’, transmeton rtv21.tv.

Ajo ka porositur një vulë me të dhënat e saj të kontaktit, në mënyrë që ajo të mund ta shtypë atë në krahët e burrave gjatë mbrëmjeve. Dhe ata që duan, mund ta kontaktojnë. Vula i kushtoi 21 funte dhe aty janë përfshirë edhe llogaritë e saj në Snapchat dhe Instagram në mënyrë që burrat të mund të kontaktojnë.

Ajo thotë se e mori këtë veprim pasi ishte ngopur duke qenë beqare. Vajza e cila jeton në Devizes në Wiltshire, arriti të vuloste 15 burra brenda një nate me aksesorin e saj të ri dhe taktika duket se funksionon. “Miqtë e mi më inkurajuan të bëja këtë, ata thjesht menduan se do të ishte qesharake”, tha ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *