sh-kryeministri Sali Berisha ka publikuar foton e 32-vjeçarit Lear Kurti, i pajetë në tavolinën e morgut përpara se të kryhej autopsia.
Berisha vijon të hedhë akuza të rënda ndaj efektivëve të policisë, duke thënë se e kanë dhunuar. Më herët Berisha është shprehur se Kurtit i vendosën qesen me kokainë në bark gjatë morgut, për të sajuar alibinë se vdiq nga mbidoza.
Autoritetet, autopsia mjeko-ligjore, prokuroria dhe AMP i qëndrojnë versionit se i riu gëlltiti qesen me kokainë që iu ça në stomak dhe i shkaktoi vdekjen. Megjithatë mospërputhje dhe paqartësi ka në mënyrën se si ai u shoqërua dhe nëse u dërgua në spital sapo u konstatua se ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.
KUJDES PAMJE TË RËNDA!
“Xhelatët që i morën jetën edhe të vdekur e mbajtën të lidhur me hekura Learin! Në foto duken dhe hematomat nga goditjet! Sb”, shkruan Sali Berisha.