Frika e braktisjes mund të jetë shkaku që e ka shtyrë Nadire Kurtin, 68-vjeçe që të vriste bashkëshortin e saj Shefki Kurtin, 71 vjeç. Siç raportojnë mediat italiane, gruaja e cila tashmë po mbahet në psikiatri, ka rrëfyer se ajo kishte frikë se i shoqi do ta linte.
Natën mes 21 dhe 22 korrikut, 68-vjeçarja dyshohet se ka goditur me sëpatë Shefki Kurtin teksa të dy ndodheshin në dhomën e gjumit. Më pas trupin e ka tërhequr zvarrë në banjë, duke e bërë copa-copa me të njëjtën sëpatë dhe tre thika, të gjetura në Badia, në kanalin Adigetto, javën e kaluar.
Pastaj 68-vjeçarka i ka futur mbetjet në disa thasë plehrash dhe më pas i ka hedhur në një kanal në Adipetto.
Gruaja ka pranuar vrasjen makabre. Familja e Kurtit, e cila nuk e kishte parë që nga e diela e 24 korrikut, ditën kur i moshuari u largua nga shtëpia pas një debati me gruan e tij, zyrtarizoi denoncimin e zhdukjes së tij.
Shefki Kurti dhe gruaja e tij Nadire mbërritën në Itali në vitin 1991.
Fillimisht ata shkuan të jetonin në Villanova del Ghebbo dhe Kurti filloi menjëherë punën si punëtor. Më pas çifti u transferua në Badia Polesine, në një apartament të rinovuar. Të dy kishin dy fëmijë, Alketën me banim në Zvicër dhe Arbenin e njohur si Beni që jeton në Masi. Ky i fundit punon si DJ në diskotekat lokale.