Rrëzimi i avionit të miliarderit gjerman në Karaibe: Në bord ishte familja e tij, dy fëmijë mes viktimave


Një avion privat me gjashtë persona në bord është rrëzuar të shtunën në Karaibe.

Dy fëmijë dyshohet se janë mes viktimave, në bordin e të cilit ishte familja e miliarderit gjerman Rainer Schaller, pronar i disa palestrave ‘Rainer Schaller’ dhe themelues i “RSG Group”.

Rainer Schaller ishte një nga pasagjerët. Partneri i tij, Christiane Schikorsky dhe fëmijët e tyre ishin pasagjerët e tjerë në bord, shkruan gazeta Bild.

Ekipet e kërkim shpëtimit thanë se kanë arritur të identifikojnë pjesë të avionit, përfshi edhe një prej motorëve.

Gjatë kërkimeve, janë gjetur trupat e dy fëmijëve, një libër dhe një lodër fëmijësh.

Avioni u nis nga Meksika dhe humbi komunikimin me kullën e kontrollit pranë Barra de Parismina në Detin Karaibe.

Autoritetet filluan protokollet e kërkimit, por moti i keq pengoi kërkimin.

Kërkimi filloi në orën 5 të mëngjesit të së shtunës me orën lokale, ndërsa ende nuk janë gjetur personat e tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *