FOTO që рo shkakton zhurmë në rrjet/ Flamuri ѕhqiptar me “yllin komuniѕt” papritur shfaqet në festivalin e Dua Lipës në Tiranë


Festivali “Sunny Hill” ka mbyllur mbrëmjen e djeshme siparin e tre netëve në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë. Këngëtarë nga Shqipëria, Kosova dhe arena ndërkombëtare kanë performuar për tre netë me radhë këngët e tyre më të njohura.

 

 

Por në mbyllje të festivalit të Dua Lipës në skenën gjigante para mijëra të rinjve papritur është shfaqur flamuri shqiptar me yllin komunist në krye. Një simbol i vjetër që u vendos mbi flamurin shqiptar në vitet e para të diktaturës, për t’u hequr përgjithmonë në 1992.

 

 

Nuk dihet nëse organizatorët e kanë ngatërruar apo e kanë vendosur të vetëdijshëm flamurin me yllin komunist në skenën e festivalit. Por kjo foto ka shkaktuar shumë “zhurmë” në rrjet pasi “ylli komunist” përfaqëson një ndër sistemet më te egra dhe më të dhunshme totalitare në Evropë, diktaturën e Hoxhës.

 

 

“Rikthimi diktaturës, ndaj heshtja është krim! Lufta detyrim…”, shkruan deputeti i PD-së Basir Çollaku.

Pas zgjedhjeve të marsit ’92, Partia Demokratike që në atë kohë kishte dhe shumicën, kërkoi ndryshimin e stemës dhe heqjen e yllit të kuq komunist nga flamuri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *