Marrëdhënia mes Cristiano Ronaldos dhe Manchester United duket e përfunduar pas gjestit të portugezit për të mos u futur në fushë minutat e fundit në ndeshjen kundër Tottenham. Për më tepër, CR7 u largua i “tërbuar” në drejtim të dhomave të zhveshjes kur ende nuk kishte përfunduar loja me teknikun Erik ten Hag që mori masa duke e lënë jashtë lojtarin për sfidën kundër Chelsea-t ndërsa e dërgoi të stërvitej me ekipin e të rinjve. Në këtë formë, 37-vjeçari vijon edhe më i bindur përpjekjet për t’u larguar nga Old Trafford drejt një ekipi që i garanton minuta. Së fundmi, Chelsea duket se e ka rizgjuar interesin për Ronaldon pasi trajneri Thomas Tuchel tashmë është i larguar teksa ishte pikërisht, gjermani kundërshtoi presidentin Todd Boehly për të afruar në merkaton e verës Ronaldon. Presidenti Boehly ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes dhe në këtë formë palët nuk e kanë aspak problem të gjejnë gjuhën e përbashkët. Ndaj, mundësitë për të parë Ronaldon përkrah Armando Brojës në janar tek Chelsea, janë mëse reale.


Marrëdhënia mes Cristiano Ronaldos dhe Manchester United duket e përfunduar pas gjestit të portugezit për të mos u futur në fushë minutat e fundit në ndeshjen kundër Tottenham. Për më tepër, CR7 u largua i “tërbuar” në drejtim të dhomave të zhveshjes kur ende nuk kishte përfunduar loja me teknikun Erik ten Hag që mori masa duke e lënë jashtë lojtarin për sfidën kundër Chelsea-t ndërsa e dërgoi të stërvitej me ekipin e të rinjve.

Në këtë formë, 37-vjeçari vijon edhe më i bindur përpjekjet për t’u larguar nga Old Trafford drejt një ekipi që i garanton minuta. Së fundmi, Chelsea duket se e ka rizgjuar interesin për Ronaldon pasi trajneri Thomas Tuchel tashmë është i larguar teksa ishte pikërisht, gjermani kundërshtoi presidentin Todd Boehly për të afruar në merkaton e verës Ronaldon.

Presidenti Boehly ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes dhe në këtë formë palët nuk e kanë aspak problem të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Ndaj, mundësitë për të parë Ronaldon përkrah Armando Brojës në janar tek Chelsea, janë mëse reale.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *