U tha se ishte arratisur në Shqipëri, vetëdorëzohet Avni Meçja që vrau gruan e tij në Itali


Ka marrë fund arratia për 49-vjeçarin shqiptarin Avni Meçja, i cili dyshohet si autor i vrasjes së bashkëshortes së tij rumune, 35-vjeçares Alexandra Elena Mocanu. Ai është vetëdorë në Prokurorinë e Bolzanos disa orë pasi autoritet italiane nisën kërkimet për të.

Fillimisht u raportua se ai ishte arratisur drejt Shqipërisë, dyshime këto që lindën pasi Meçja kishte marrë në telefon të vëllain dhe i kishte thënë se do të arratisej se do të shpallej në kërkim. Kjo telefonatë e tij erdhi pas një postimi që ai kishte bërë në rrjetet sociale ku kërkoi falje për vrasjen e gruaj së tij.

Trupi i 35-vjeçares rumune u gjet dje në shtëpinë e saj në Viale Trieste 42. Për të përcaktuar shkaqet e vdekjes do të priten rezultatet e autopsisë, e cila do të kryhet në orët e ardhshme. Sipas asaj që është rikonstruktuar deri tani, vrasja daton disa orë para zbulimit, ndoshta mbrëmjen e së shtunës.

Kur u përhap lajmi, disa fqinjë shkruan në rrjetet sociale se shpesh i dëgjonin të dy duke u grindur, ndonjëherë edhe me britma të saj. Çifti jetonte në katin e pestë të një pallati jo shumë larg qendrës dhe mesa duket nuk kishte shumë marrëdhënie me banesat e tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *