“Kthehu se jemi live”, Dash Sula largohet nga emisioni i Ylli Rakipit


Një incident ka ndodhur emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV të Ylli Rakipit. Në hyrje të pjesës së dytë të emisionit ku flitej nëse grupi i Alibeajt po e dëmton opozitën, drejtuesi Ylli Rakipi ka marrë një telefonatë nga deputeti Dash Sula.

Deputeti i grupit Basha-Alibeaj ka qenë i ftuar në emision, por ka vendosur të largohet 5 minuta para nisjes së pjesës së dytë të emisionit, pasi është lodhur, duke pritur në kafe, mbarimin e pjesës së parë të emisionit për vdekjen e Lear Kurtit.

“Ai iku nga sikleti i shkreti. Ai të rrinte, bëja dhe bashkimin tuaj këtu unë”, i tha moderatori Rakipi, deputetit tjetër të ftuar, Luan Baçi.

Gjatë telefonatës, Rakipi ndërsa i thotë që të kthehej në emision i thotë që po ia thotë këtë live. Por Sula nuk është kthyer, ndërsa gazetari Rakipi ka mbetur i habitur duke thënë se “kjo botë është halle-halle”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *