Edhe njëherë tjetër, motrat Libohova treguan se gjërat nuk po marrin aspak drejtim pozitiv dhe hatërmbetja qeka më e madhe se ç’mendonim.Irma dhe Eranda kanë marrë pjesë së fundmi të dya në.
“Maratona Këngë Moj”, por nuk janë ngjitur në asnjë moment bashkë në skenë, siç i ka njohur publiku i gjerë shqiptarë. Madje, kanë publikuar foto me të gjithë artistët, si Irini Qiriako, Era Rusi e shumë të tjerë, por asgjë nuk i ka bashkuar motrat as këtë herë.
Dje po ashtu u njoftua qe Eranda u vesh si nuse, duke lajmeruar keshtu dhe per nje ndryshim te madh ne jeten e saj, por Irma nuk shfaqej gjekundi.
Prej kohësh, lajmi se motrat më të famshme të muzikës popullore shqiptare nuk kanë raporte të mira me njëra-tjetrën ka ngacmuar fansat e tyre. Jo vetëm në familjen e tyre, por motrat janë rritur bashkë edhe në ekran prandj ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga publiku shqiptar.
Gjithçka nisi të bëhej publike kur Irma Libohova mungoi në ditën e rëndësishme të Erandës e cila u dekorua me titullin “Mjeshtër i Madh”. Pas kësaj mungese u vu re se motrat nuk ndiqeshin as në Instagram dhe prej vitesh nuk kishin asnjë dalje krah njëra-tjetrës. Pas gjithë detajeve që çojnë te përçarja e tyre, motrat Libohova nuk kanë bërë asnjë reagim duke konfirmuar gjithçka me heshtje.