“Më çoi në park me thikë në fyt, më zhveshi dhe…”, përdhunohet një grua në Greqi, autori pas aktit: Do të bëhesh e dashura ime?


Një 34-vjeçare dyshohet të jetë përdhunuar në Greqi, teksa po priste autobusin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Poseidon Avenue mbrëmjen e së shtunës.

Mediat greke raportojnë se 34-vjeçarja ka dëshmuar para grupit hetimor se, ajo ka qenë duke pritur e vetme aubosin, teksa i është afruar një burrë dhe e ka kërcënuart me thikë në fyt duke e çuar në një park aty pranë.

Aty i hoqi rrobat dhe më pas e përdhunoi. Pasi mbaroi, u ngrit në këmbë dhe me një ton ironik i tha 34-vjeçares “do të bëhesh e dashura ime?”.

Vajza ka veshur rrobat nga frika, ka marrë çantën dhe është kthyer në stacion, ku një i ri po priste autobusin, por nuk i ka kërkuar ndihmë pasi ishte turpëruar, siç tha në polici. Përdhunuesi e ndoqi dhe pati guximin të shkonte tek ajo dhe t’i kërkonte numrin e celularit. Vajza ka refuzuar dhe më pas autori e ka kërcënuar se do ta vriste nëse e tregonte në polici dhe ia mbathte.

Kur ishte mjaft larg, 34-vjeçarja thirri “ndihmën e menjëhershme” dhe raportoi përdhunimin. Më pas ka kaluar pragun e Departamentit të Sigurimit të P. Faliros dhe ka bërë padi.

Në polici ajo ka përshkruar karakteristikat e autorit, i cili fliste mirë greqisht, ishte flokëshkurtër, trupmadh, rreth 1.70 i gjatë. Në fotografitë e treguara ndaj saj, viktima nuk e njohu përdhunuesin e saj

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *