Ekrem Rexhepi është një nga pesë të dyshuarit për kryerjen e aktit çnjerëzor të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, bashkë me vëllain e tij të mitur dhe tre persona të tjerë. Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur fillimisht në parkun e Dragodanit në Prishtinë, për të vazhduar më pas në një lokacion tjetër të panjohur.
Për këtë akt çnjerëzor që tronditi vendin janë zbuluar detaje të reja, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali, Ekremi ka shkuar deri aty me veturën e tij ‘PickUp’ dhe e ka marrë vëllain e dy të miturit e tjerë të dyshuar dhe vajzën që po përjetonte tmerrin.
Rrugës, te varrezat dyshohet se ka zbritur G.Rexhepi dhe i mituri Xh.S, ndërsa me Ekremin kishte vazhduar i mituri tjetër G.J.
Ata u larguan nga ai vend për një lokacion tjetër, ku pas një periudhe të shkurtër, Ekremi dyshohet se ka ndaluar veturën dhe e ka dhunuar vajzën e mitur.
Për të mos mbaruar me kaq kjo ngjarje makabre, Ekremi dyshohet se më pas e ka thirrur të dyshuarin e pestë, i cili ndodhet akoma në arrati.
Automjeti i tipit Pick-Up, i cili përmendet në dosjen e Prokurorisë, është shfaqur në TikTok në llogarinë e Ekrem Rexhepit, i cili këtë automjet e ka vozitur edhe të shtunën, në ditën e ngjarjes së trishtë.
Në një video tjetër ai shfaqet edhe me qindra euro ‘cash’.
Ndryshe, Ekremi dhe vëllai i tij u dërguan dje në paraburgim. Në duart e Policisë tashmë janë edhe dy të dyshuarit e tjerë, të miturit G.J. dhe Xh.S. Ndërsa i dyshuari i pestë është identifikuar dhe Policia është vënë në ndjekje të tij.