Çmimi i bukëѕ, qumëѕhtit dhe vajit do të ulet рër 10%! Komрanitë rrymën do ta рaguajnë dyfiѕh më lirë


Kompanitë që prodhojnë vaj, qumësht dhe prodhime të bylmetit, prodhime të drithërave dhe bukë prej tani do të paguajnë fatura më të lira të energjisë elektrike, por për këtë do të duhet të ulin edhe çmimet e produkteve finale, njoftoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Sipas bisedimeve me Ministrinë e Financave, hapësirën financiare që e kemi, me siguri do të jetë nën 100 euro për MW/h, që është do të thotë se do të jetë dyfish më lirë se tani që është në tregun e rregulluar, ndërsa pothuajse trefish ose më tepër që është në tregun e hapur. Me këtë me siguri se deri në fund të prillit do të ulen shpenzimet operative të kompanive dhe në këtë mënyrë gjithsesi se mund të bëjnë kalkulime shtesë në përcaktimin e çmimeve”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Por sa realisht do të ndikojë ulja dyfish e rrymës në çmimin e produkteve bazë ushqimore? Sipas përllogaritjeve të Goran Gjeorgjievskit, kryetar i Agro-biznesit pranë Lidhjes se Odave Ekonomike, çmimet e këtyre produkteve bazë do të ulen diku për 10%. Shton se që të ketë më shumë ulje, janë të nevojshëm edhe shumë hapa të tjera në këtë drejtim.

“Pas kësaj mase do të vijojë stabilizimi i tregut. Besoj stabilizimi do të bëhet për 1 muaj, ku do të shihet në bazë të konkurrencës se si do të ndikojë tek prodhuesit dhe përfundimisht mund të vërtetohet përafërsisht një përqindje e uljes së çmimit të produkteve bazë nëse flasim konkretisht në industrinë e bukës. Megjithatë është e nevojshme një përmbledhje prej më shumë hapash, për atë thash se ky është një hap shumë i rëndësishëm dhe cilësor nga ana e ministrisë së Ekonomisë që do të kontribuojë në uljen e çmimeve”, tha Goran Gjorgjievski, kryetar i agro-biznesit pranë LOE.

Bekteshi pas takimit me përfaqësues të industrisë ushqimore tha se po diskutohet që në këtë grup të kompanive të futen edhe kompanitë e prodhimeve të mishit.Përndryshe 80 milionë euro që dje u ofruan nga BE si ndihmë për vendin tonë, Bekteshi tha do të destinohen për mbështetjen e kategorive të rrezikuara të qytetarëve dhe kompanive mikro deri në fund të muajit prill, kur edhe do të përfundojë gjendja e krizës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *