Këtë vit, “Festivali i Këngës” kurorëzoi Ronela Hajatin si fituese. Më pas ajo prezantoi Shqipërinë në Eurovisionin e këtij viti.
Tani ka nisur sërish sezoni i festivalit ku shumë këngë po prezantohen dhe pikërisht ky event do të nxjerrë edhe fituesin që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision vitin e ardhshëm.
Kjo periudhë ka bërë shumë nostalgjike edhe Ronelën dhe këtë e shprehi me një postim në llogarinë e saj në Instagram.
“Pas gjithckaje qe u tha e qe ndodhi (por per keto nuk e di nese do flas ndonjehere) “SEKRET” eshte nje nga hitet me te padiskutueshme ne historine e festivalit! Nese do ta rikendoj ndonjehere me kete kenge ne skene do qaj e sigurt”, shkruan ajo në postimin e saj. /