Ajo pretendon se nuk është e interesuar për të dashur apo burrë, sepse “meshkujt janë shumë të papjekur”.
“Të gjesh një mashkull nuk është problem” ka shkruar në ofertën e saj 25-vjeçarja, duke shtuar se “të gjesh një mashkull që do fëmijë është problem i madh”, transmeton Telegrafi.
“Për të mos e humbur kohën në lidhje të pashpresa, unë ju ofron 500 euro për të më lënë dikush shtatzënë”, ka shkruar po ashtu Adelina duke shtuar se “ju kënaqeni e unë mbes shtatzënë”.
Gruaja nga Timisoara e Rumanisë, kërkon që ofruesi potencial të bëjë testin e fertilitetit dhe në rast shtatzënësie t’ia lë asaj tërë të drejtat prindërore./