Kush Është 30-Vjeçarja Me 3 Fëmijë Që U Vra Sot Nga Vjehrri Në Fier


Kemi siguruar foton e viktimës, Merushe Hazizi, 30-vjeçarja që u vra këtë të martë nga babai i bashkëjetuesit të saj në Roskovevc.

Xhevahir Hoxha vrau me thikë bashkëjetuesen e djalit të tij, Merushe Hazizi e më pas u vetëvar.

Mësohet se Xhevahir Hoxha jetonte me bashkëshorten e tij në fshat, deri një javë më parë, kur në banesë ishte kthyer edhe djali i tij me bashkëjetuesen, Merushe Hazizin.

Media ka mundur të konfirmojë nga burimet se djali i autorit, ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij tre vite më parë, me të cilën kishte edhe një fëmijë, pikërisht për shkak të Merushes.

Lidhja intime e tyre çoi në prishjen e një familje por bëri edhe që Xhevahir Hoxha, t’i betohej djalit të tij që nëse merrte për nuse Merushen, ai do i vriste.

Ky konflikt bëri që tre vite më parë çifti i ri të largohej nga fshati dhe të jetonin në një shtëpi me qira në Fier.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *