SHKODËR- Thonë se qentë janë kafshët më besnike. Dhe kjo konfirmohet gjithnjë e më shumë.
rasti i fundit vjen nga Shkodra.
Një qen është duke fjetur mbi varrin e pronarit të tij në varrezat e Shkodrës.
Banorët tregojnë se qeni pothuaj shkon çdo ditë te varri i pronarit të tij dhe qëndron gjatë aty.
Mjaft prej jush mund ta kenë parë filmn e “Hachiko”. Është pothuaj e njëjta skenë.