‘Pesë me të vjetrën 6 me të renë’/ Ora ngatërron Borën, gafa e moderatores (Video


Gjatë natës se kaluar akrepat e orës u kthyen pas 60 minuta. Ndërrimi i orës ndodhi më 30 tetor në orën 2 të mëngjesit dhe sot të gjithë kemi fjetur një orë më shumë se zakonisht.

Kthimi i orës pas na mundëson të kemi më shumë dritë në mëngjes, por do të errësohet më shpejt se më parë. Falë celularëve smartphone, ndërrimi i orës u bë në mënyrë automatike.

Por për moderatoren e njohur Bora Zemani akrepat e orës kanë mbetur njësoj sipas shpjegimit të kësaj të fundit. Bora në një story në Instagram, pohon se është zgjuar 5 me orën e vjetër dhe 6 me orën e re. Por në të vërtetetë është krejt e kundërta moderatorja është zgjuar në orën 6 e vjetra ndërsa 5 ora e re.

Ndryshimi i orës në Evropë u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Në vitin 2018 pati diskutime për mos ndryshimin e orës nga Parlamenti Europian ku u la në dorën e qeverive të shteteve përkatëse që të vendosin se cilën orë do të mbajnë./


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *