Prej disa ditësh, këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj ndodhet me pushime në Itali. Ajo duket se po shijon gjithçka nga gatimet, kultura deri te vendet piktoreske.
Mirëpo, së fundmi, Xhensila i ka befasuar të gjithë, pasi ka ndarë në Instagram një video, ku shfaqet me një çadër në duar teksa lahet me shampanjë.
“Jeta është e bukur”, ka shkruar këngëtarja krahas videos në Firenze. Nuk dihet nëse ky moment është pjesë e ndonjë klipi apo Xhensila e ka realizuar thjesht për dëshirën e saj. Gjithçka mbetet për t’u parë në vijim.
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një ndër çiftet më të dashur nga publiku shqiptar. Ditët e fundit, me rastin 5-vjetorit të martesës, ata i kanë dedikuar shpesh fjalë të bukura njëri-tjetrit.
Pak orë më parë, Xhensila ka publikuar në Instagram disa foto, në të cilat shfaqen shumë të dashuruar. “Nëse e di çfarë është dashuria, e di prej teje!”, ka shkruar këngëtarja krahas imazheve të bukura. Kujtojmë që çifti janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ajka. Ata kanë shprehur dëshirën për t’u bërë sërish prindër.