Lidhjet më të bujshme/ Kush janë femrat VIP që kanë shkëmbyer partnerët dhe janë përfolur shumë duke marë vëmendjen e publikut.
Do të listojmë me radhë të gjitha lidhjet e bujshme të tyre po e përfolura është ajo e këngëtarëve si:
Elvana Gjata-Flor Mumajesi-Soni Malaj.
Kush nuk e mban mend historinë e Flor Mumajesit me Soni Malajn? Si një ndër çiftet më të dashura të publikut, duket se i dhanë fund shpejt një lidhjeje të konsoliduar.
Por edhe më e dashur u bë lidhja e Florit me Elvanën. Të dy flisnin për një miqësi të fortë, për një lidhje të veçantë, duke mos e pranuar kurrë dashurinë e tyre. E në fakt nuk kishte shumë nevojë, sepse të gjithë e dinin se Elvana ishte arsyeja pse kantautori i dha fund historisë me Sonin.
Pas më shumë se një dekade së bashku Flori dhe Elvana arritën në finish. Jeta e tyre mori rrjedhja të ndryshme dhe sot dy ish-partnerët as nuk flasin me njëri-tjetrin.