E ftuar në emisionin “Jeto me Orën”, këngëtarja Anna Jennifer ka treguar fillimet në muzikë. Anna ka jetuar 15 vite jashtë shtetit, por tashmë prej 4 vitesh është kthyer në Shqipëri. Mbështetja e familjes së saj akoma vazhdon të mos jetë e plotë por ajo nuk ka hequr dorë pasi muzika për të është adhurim.
“Familjarët kanë qenë fanatik, më tepër babi sa edhe jam r rahur, që të mos e vazhdoja muzikën. Por unë ja arrita. Mami ishte në rregull, kurse babi ndikohej nga mentalitet se në atë kohë muzika nuk ishte kaq e përhapur. Ne nga jugu kemi akoma mentalitetin e vjetër”, u shpreh Anna.