Pas ribashkimit, Valdeti dhe Valdrina japin lajmin se po bëhen prindër!


Valdeti dhe Valdrina ishin çifti më i komentuar i rrjeteve sociale këto ditë. Kriza e tyre në raport personal, u ndoq hap pas hapi nga të gjitha mediat dhe një pjesë e madhe e publikut.

Por ata u pajtuan! Në të parën intervistë pasi e tejkaluan krizën, ata rrëfyen gjithçka, nga momenti si ndodhi krisja deri tek pajtimi.

E një pyetje, e shokoi Valdrinën. Ajo ngeli pa fjalë kur u pyet mbi një shtatzëni të mundshme, për të cilën ka dëgjuar Prive nga burime rreth e përqark.

Informatat e burimeve të Prive u konfirmuan me postimin e fundit të çiftit. Ata po bëhen prindër për herë të parë dhe këtë e ndanë në Instagram.

“Nje kapitull e re te jetes tone do ja filloj mas 10 vite me ty ne anen tem pja nis kapitulli ma i bukur te jetes ❤️ sedi a jeni ju tshkokum amo na dyt se kem prit ket lajm edhe ekem mar shum vone vesh? Faleminderit Allah per ket dhuraten ma te mir ne bot qe na dhurove?”, shkruhet në postim. /P


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *