Raportohet se e moshuara e dhunuar në Pejë nga infermieret është nënë e dëshmorit të luftës


Ka shumë raportime se e moshuara që shihet derisa dhunohet në videon e tmerrshme nga Peja raportohet të ketë qenë nënë e dëshmorit nga lufta e fundit në Kosovë. Për një gjë të tillë ka shkruar edhe z. Blendi Zymi, por edhe të tjerë.

 

 

“Këtë nanë që e patë në video, nën okupimin serb, milicia e atëhershme ja kanë marrë djalin prej dorës të gjallë për të mos e pa më kurrë. Kaq sa na përket neve si popull.” – u shpreh z. Zymi.

Për këtë çështje ka shkruar edhe ish ushtari i UÇK-së, Adnan Hyseni.

 

 

“Nana e videos është nanë e dëshmërit. Këtë informatë ma dha një mik imi nga Gjakova.”

Nacionale deri tash nuk ka arritur të konfirmojë këto informacione, por është duke provuar vazhdimisht që ta bëjë një gjë të tillë.

 

 

Çka ndodhi?
Një video jashtëzakonisht shqetësuese është postuar më herët nga një qytetare me emrin Kaltrinë Zeneli, e cila është edhe aktore e njohur e Kosovës.

Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket se janë infermiere.

 

 

Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video.

Ndërkohë, Nacionale e ka konfirmuar tashmë se dy infermiere deri tash janë arrestuar ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.

Ngjarja ka ndodhur në një dom të pleqve privat në Pejë, i cili quhet “Orenda”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *