Mes puthjesh e lotësh, e moshuara del e lumtur nga azili ku u dhunua (Pamje)


Nëna e dëshmorit Taulant Nura ka dalë më në fund nga azili ku u dhunua mizorisht nga punonjësja e institucionit. Ngjarja e rëndë kishte ndodhur 4 ditë më parë, por u bë publike vetëm ditën e sotme me publikimin e një videoje shokuese.

Familjarët e të moshuarës kanë reaguar menjëherë dhe e kanë nxjerrë nga aty. “Abc News” raporton se ajo është nxjerrë nga qendra e të moshuarve “Orenda” nga vajza dhe dhëndri i saj mes puthjesh e lotësh. Dhëndri i saj zbuloi për mediat se e moshuara vuan nga alzheimeri dhe nuk iu kishte treguar asgjë rreth keqtrajtimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *