Presidentja Osmani i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale


E para e vendit, Presidentja Vjosa Osmani i është nënshtruar një operacioni.

Zyra për Shtyp e Presidencës ka bërë të ditur pas mesnatës se Osmani ka bërë heqjen e tëmthit.

Me këtë rast, ajo i ka kaluar përkohësisht përgjegjësitë e të pares së vendit, kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.

Njoftimi i plotë:

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses. Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca. Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike. Gjatë kësaj periudhe, kërkojmë mirëkuptimin e medieve për të respektuar të drejtën fundamental për privatësi të Presidentes, që është e garantuar me kushtetutë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *