Bora Zemani është një nga personazhet e shumtë që ka reaguar ndaj videos që tronditi sot mbarë publikun, ku shihet një e moshuar duke u dhunuar nga një punonjëse.
Moderatorja ka publikuar pamjet duke u shprehur: “Kjo është skandaloze! Pamje më të neveritshme nuk kam parë në jetën time! Çfarë specie je moj vajzë?! Është e kot të të kujtoj unë që ke lindur nga një nënë e ndoshta je/do jesh edhe vetë nënë sepse përmblidhesh me dy fjalë! Njeri i keq! Dhe më e keqja është që ke edhe shoqe që të shohin në çmendurinë tënde e nuk bëjnë asgjë për të të ndaluar! Nuk më dhimbsesh aspak të të shoh në burg gjithë jetën!”