Në shtëpinë e të moshuarës që u dhunua, e bija mes lotëve: Ishin tri hiena, nuk kemi më besim tek askush


Brenda familjes së të moshuarës në Pejë të Kosovës mbizotëron ende shoku për atë çfarë ndodhi. Për A2 CNN rrëfejnë gjithçka të përjetuar, në episodin e dhunës në qendrën e përkujdesjes “Orenda”, që tronditi mbarë opinionin publik.

Qytetarët e Pejës kërkojnë dënimin maksimal për autoren e episodit të dhunës ndaj të moshuarës, si dhe për pjesëtarët e tjerë të stafit që nuk bënë asgjë për ta ndaluar.

Për rastin e dhunës dhe të trajtimit çnjerëzor, policia e Kosovës ka ndaluar 3 persona: Aurona Pelaj autore e dhunës, Altina Rezhepi dhe Remzie Kuqi që kanë filmuar episodin e tmerrshëm dhe nuk kanë ndërhyrë.

Kundër tyre u mbajt dhe seanca gjyqësore, ku prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për 30 ditë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *