Del tjetër VIDEO/ E moshuara që u dhunua nga Aurona trajtohej me shumë dashuri nga infermieret e tjera


E moshuara Minire Nure u dhunua me shuplaka dhe shkelma në shtëpinë e të moshuarve në Pejë nga infermierja Aurona Pelaj, teksa dy infermieret e tjera Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi regjistronin skenën dhe zbaviteshin.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, por pamjet shokuese u publikuan ditën e djeshme dhe u trondit opinioni publik në Kosovë dhe Shqipëri, teksa tre vajzat u arrestuan nga Policia.

Në dëshmin e saj para Policisë, Aurona Pelaj tha se u vetëmbroj, pasi e moshuara e sulmoi dhe ishte agresive dhe se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Por, gjatë ditës së sotme, mediat kosovare kanë publikuar disa video ku shumë ish-infermere të asaj shtëpie të moshuarin kanë patur komplet tjetër sjellje me Minire Nuren.

Siç shihet dhe në videon e publikuar së fundmi, janë disa infermiere që shihen duke u përqafuar dhe përkëdhelur me të moshuarën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *