Përfundon seanca ndaj infermiereve, prokuroria kërkon paraburgimin e tyre (VIDEO)


Ka përfunduar seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj tri infermiereve të cilat dyshohen se e kanë keqtrajtuar një grua në Qendrën për të Moshuar në Pejë “Orenda”.

Prokuroria ka kërkuar masën e paraburgimin për të tri të dyshuarat të cilat janë të përfshira në rrahjen e së moshuarës.

Pas përfundimit të seancës nuk janë deklaruar as nga prokuroria e as nga avokatët mbrojtës. Vendimi i trupit gjykues pritet të bëhet publikë në orën 20:00.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *