E dhimbshme: Vdes në moshën 44 vjeçare infermierja shumëvjeçare e Spitalit të Mitrovicës


Shpesa Jusufi, infermierja shumëvjeçare e Spitalit të Mitrovicës ka ndërruar jetë në moshën 44 vjeçare. E ndjera kishte punuar për 23 vite në Spitalin e Përgjithshëm “Dr Sami HaxhiBeqiri” në Mitrovicë, më saktësisht në repartin e alergologjisë.

Jusufi, fatkeqësisht ka humbur betejen e saj me kancerin. Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi i të ndjerës do të do të bëhet nesër me ikindi në varrezat e fshatit Rekë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *