Rama ik”, incident në Tropojë, qytetari nxirret jashtë në mes të takimit: Ec tani, e mbarove detyrën, ik te Foltorja


Një incident është regjistruar ditën e sotme në një nga takimet e kryeministrit Edi Rama me qytetarët në Tropojë. Teksa Rama ishte duke mbajtur fjalën e tij një qytetar ëhtë dëgjuar duke thënë “Rama ik” dhe ka ndërhyrë teksa kryeministri po fliste.

Menjëherë ai është nxjerrë jashtë sallës, teksa Rama e përcolli duke i thënë: E mbarove detyrën, shko te Foltorja. “Merreni përcilleni, ju lutem. U ekzagjërua. E mbarove detyrën, tani shko te foltorja. Ec tani. Mbajeni, se po e lëshuat bie ai se nuk ecën dot vetë” tha Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *