Bora Zemani dhe Donald Veshaj pritet që së shpejti të marrin pjesë në një film së bashku. Mësohet se, filmi do të ketë regjisor Erion Bubullimën dhe se grupi i punës për këtë film, ka nisur të kërkojë aktorë.
Disa nga aktorët e pikasur kanë qenë brenda “Top Channel”, por një grup vajzash nuk kanë pranuar të jenë pjesë e këtij filmi, për shkak se pjesëmarrës janë kolegët e tyre. Ky do të jetë filmi i parë i Borës dhe Donaldit, pasi kohë më parë së bashku me Romeon, ata e përfshinin Borën në skeçet e tyre.
Kujtojmë se pak kohë më parë qarkulloi një lajm, i cili ironizonte Bora Zemanin për faktin se ajo shkruante në CV-në e saj që është aktore. Me sa duket, pas pjesëmarrjes episodike në serialin “O sa mirë”, do ta shohim edhe në një tjetër film.