VIDEO/ Dalin pamjet e grabitjes të vilës së Arben Krajës tek Gjiri i Lalëzit, momenti kur “maskat” futen …


Kanë dalë pamjet e grabitjes së vilës së kreut të SPAK, Arben Kraja në Gjirin e Lalëzit, ngjarje e ndodhur rreth 1 viti më parë. Ka qenë ish-deputeti Myslim Murrizi, ai i cili e ka nxjerr videon e momentit të grabitjes, teksa e kishte parlajmëruar më herët.

Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, janë dy persona që qëndrojnë në portën kryesore të vilës.

Në pamje duken dy persona që qëndrojnë në portën kryesore të vilës. Njëri, i veshur me kostum sportiv me ngjyrë të kuqe, me kapele dhe një shall i vendosur si maskë, shihet se mban dhe atletet në duar, siç duket për të mos bërë zhurmë.

Ai vështron terrenin dhe i jep sinjale shokut të tij, një tjetër të riu të veshur gjithashtu me kostum sportiv, por ngjyrë blu të errët. Në hyrjen e portës kryesore qëndron dhe një makinë “Mercedes Benz”, por nuk dihet nëse është e Krajës apo e grabitësve. Publikimi i kësaj videoje vjen në prag të përfundimit të mandatit të Krajës si kreu i SPAK.

Pas publikimit të lajmit vitin e kaluar, në rrjet u ngritën dyshime lidhur me banesën e Krajës, nëse kreu i SPAK ka vilë në në Gjirin e Llëzit apo jo. Sipas deklarimeve të bëra nga ai vetë, më datë 02.10.2017, subjekti dhe bashkëshortja e tij, kanë lidhur kontratë sipërmarrje për një apartament banimi në një kompleks pranë Gjirit të Lalëzit, me vlerë 130,000 euro dhe kanë paguar vetëm këstin e parë prej 15,000 euro, ndërsa 115,000 euro janë detyrim ndaj shoqërisë së ndërtimit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *