Raporti i Prokurorisë: Infermieret planifikuan sulmin ndaj të moshuarës (VIDEO)


Familjes së viktimës, Minire Nures, e gjithë protestuesve që u mblodhën në Gjakovë, të premten iu plotësua kërkesa që të mbyllet qendra Oranda, ku nëna e dëshmorit u sulmua nga infermieret.

Vendimin për këtë e mori ministria e Punës. Drejtësi për nënën kërkoi edhe e bija Xhaneta Nura. Veçse kjo hodhi dyshime se sulmi ndaj nënës së saj ishte i orkestruar.

Ne fakt, Klan Kosova ka arritur ta sigurojë shkresën e prokurorisë, që gjithashtu vlerësojnë se dhuna ndaj të moshuarës nuk ishte e momentit. E bija e viktimës gjithashtu konfirmoi raportimin e televizionit se sipas ekzaminimit mjekësor, ndaj të moshuarës ishte ushtruar dhunë edhe më parë.

Prokuroria e Pejës kërkoi nga policia e krimeve ekonomike që të sigurohen në mënyrë urgjente të gjitha dosjet e Orendës, përfshirë këtu licencimi i subjektit, dhënia e pronës në shfrytëzim dhe kontratat e punësimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *