Largimi nga institucionet: Serbët zhveshin uniformat e Policisë së Kosovës (VIDEO)


Përfaqësuesit serbë në të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës kanë lënë detyrën.

Kjo është vendosur në takimin e thirrur nga Lista Serbe mesditën e së shtunës në Zveçan. Dy eprorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun kanë zhveshur uniformën, si akt i parë i largimit nga institucionet, derisa ky veprim është duartrokitur nga të pranishmit, njofton KlanKosova.tv.

Në këtë takim, u tha se ky vendim vlen deri në një njoftim, siç e quajtën ata, të arsyeshëm të Prishtinës për të respektuar marrëveshjet e Brukselit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *