Edhe mesfushori i Real Madridit reagon për rastin që ndodhi në Pejë


Rasti i ndodhur ditë më parë në Pejë ka marr jehonë gjithandej, madje edhe deri te njëri prej klubeve më të mëdha në futboll, Real Madridi.

Para disa ditësh u publikua një video, ku u pa një infermiere duke rrahur një grua të moshuar në shtëpinë e të moshuarëve “Orenda”, shkruan Gazeta Express.

Për të një reagim e ka barë edhe Dani Ceballos në llogarinë e tij në “Instagram”. Ai ka shpërndarë një fotografi të infermieres, e cila u publikua nga një llogari tjetër në këtë rrjet social.

“Fotografia më e mirë që mund ta shihni sot”, thuhet krahas fotografisë së publikuar nga llogaria “muycoloooooo”, aty ku infermierja shihet e prangosur pas dhunës që kishte ushtruar. E duket se më këtë përshkrim po pajtohet edhe mesfushori i Real Madridit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *