Xhenslia Myrtezajt i hedhin reçipetat në skenë, reagimi epik i saj: Nuk janë masa ime, ngatërruat adresë (VIDEO)


Xhensila Myrtezaj
Tashmë duket se po kthehet në një trend edhe në Shipëri, ku fanset iu hedhin reçipetat në skenë këngëtarëve. Kjo gjë ndodhi me Malumën, apo edhe me Olsi Bylykun.

Por së fundmi, ndryshe nga herët e tjera, kjo gjë në mënyrë të habitshme i ka ndodh një këngëtareje.

Bëhet fjalë për Xhensila Myrtezajn, e cila teksa po performonte në një club në kryeqytet, në skenë iu hodhën një palë reçipeta të zeza.

Artistaj iu kushtoi vëmendje duke i marrë në dorë dhe tha se nuk janë masa e saj dhe se ka ngatërruar adresë, pasi mund t’ia hidhte ndonjë djali të bukur të pranishëm aty.

“Kaq shumë u ekzaltuat… Dëgjo, e para nuk janë masa ime. E dyta motër xhani, se sigurisht vajzë do ketë qenë, ke ngatërruar adresë. Të gjithë këta çuna të bukur këtu sonte, mua e gjete të mi hedhësh” dëgjohet teksa thotë Xhensila.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *