Nis sot në Tv Klan ‘Zemër Luana’, zbulohen surprizat e para


Nis sot në Tv Klan spektakli që mban autorësinë e Luana Vjollcës, “Zemër Luana”. Vetëm pak orë nga nisja e transmetimit janë zbuluar disa personazhe që do të jenë pjesë e natës së parë.

Ndërsa pak ditë më parë u zbulua se i ftuar në natën e parë do të jetë këngëtari Butrint Imeri, kemi edhe një emër tjetër shumë të njohur të muzikës, gjithashtu i kërkuar nga publiku. Po flasim për reperin Don Xhoni, i cili do të rrëfejë të pathënat e karrierës së tij.

Është zbuluar po ashtu emri i njërit prej kapitenëve, të cilin e kemi parë edhe në promon e emisionit. Dhe ashtu siç Luana la të kuptohet pak ditë më parë, bëhet fjalë për Bes Kallakun. Të tjera surpriza do t’i zbulojmë mbrëmjen e sotme në “Zemër Luana”, në Tv Klan, ora 21:00.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *