E vutë re? Trendit të çuditshëm nuk i shpëtoi as Luana Vjollca!


Disa muaj më parë Kim Kardashian u shfaq me vetulla krejtësisht të bardha dhe ndërsa reagimet qenë të shumta, ajo që do të ishte e sigurt ishte fakti që ky trend do të ndiqej në masë nga vajzat dhe gratë.

Teksa trendi i vetullave (pa vetulla) mori dhenë kudo në botë, duket se edhe Luana Vjollca ka zgjedhur të përqafojë sugjerimin më të fundit të influencerave botërorë për të zbutur portretin me anë të vetullave të zbehta.

Këtë të diel (6 nëntor) në Tv Klan nisi programi më i ri nën moderimin dhe autorësinë e Luana Vjollcës ‘Zemër Luana’. Ashtu siç edhe pritej show-game rezultoi tejet i suksesshëm, edhe pse në puntatën e parë Luana kishte zgjedhur të mos kishte shumë të ftuar.

E veshur me një fustan të gjatë ngjyrë pink ngjitur pas trupit me anë të të cilit dalloheshin format bombastike të moderatores së hijshme Vjollca, e me flokët e bardhë të gjatë kurora e portretit ishte më e zbehtë se zakonisht.

Në fakt sipas grimierëve dhe parukierëve të famshëm botërorë procesi i zbardhjes apo zbehjes së vetullës është një mënyrë e mirë për të nxjerrë në pah shkëlqimin fytyrën si dhe për të zbutur tonin e lëkurës.

Ulja e ngjyrës së vetullës në disa tonalitete e kthen një portret në tejet origjinal, natyral dhe më të ëmbël sesa një vetull e errët dhe e theksuar. Duhet thënë se kjo gjë u pa edhe në portretin e Luanës e cila u shfaq me një pamje tejet të relaksuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *