Rrëmbyen dhe vranë 11-vjeçarin/ Fshatarët kapin dhe djegin të gjallë 3 kriminelët


Tre persona të cilët më herët kishin rrëmbyer dhe vrarë një 11-vjeçar në Guatemala, janë djegur të gjallë, si dënim për krimin e rëndë.

Selvin Pérez, 24 vjeç, Samuel Godínez, 38 vjeç dhe Ovidio Méndez, 24 vjeç, u sulmuan nga vendasit e zemëruar në fshatin Xémal, Colotenango pasi u arrestuan dhe u dërguan në stacionin e policisë.

3 të rinjtë kishin rrëmbyer 11-vjeçarin Freddy Méndez më 12 gusht dhe kishte kërkuar 1,900 dollarë (1,600 £) për lirimin e tij.

Ndërsa e mbanin fëmijën rob, rrëmbyesit publikuan fotot të djalit, ndërsa ai ishte i lidhur dhe një nga rrëmbyesit i drejtonte armën në fytyrë.

Në fund rrëmbyesit arritën t’i merrnin paratë që kërkonin, por djali nuk u kthye kurrë te familja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *